Lajme
Rita Ora shkëlqen në British Fashion Awards me një paraqitje mahnitëse
Rita Ora “pushton” Fashion Awards 2025 me stilin e saj
Rita Ora ishte një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes në tapetin blu të Fashion Awards të hënën, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mbresëlënëse. Këngëtarja u shfaq me një fustan argjendi jashtëzakonisht të guximshëm, që theksonte linjat e saj elegante dhe përmbante një dekolte të thellë, duke i dhënë veshjes një dozë të fortë dramatizmi, transmeton albinfo.ch.
Me një stil modern dhe plot vetëbesim, Rita kompletoi look-un e saj me flokë të kapura mbrapa dhe grim të punuar me kujdes nga Charlotte Tilbury, teksa pozonte para fotografëve në Royal Albert Hall.
Këtë vit ceremonia u moderua nga aktori Colman Domingo, i cili shfaqi respekt për traditën e eventit duke u paraqitur me një veshje nga Burberry.
British Fashion Awards mbetet një ndër mbrëmjet më prestigjioze të industrisë së modës, ku vlerësohen talentet më të mëdha — nga stilistët e rinj e deri te ikonat e njohura ndërkombëtare. E themeluar në vitin 1989, ceremonia ndryshoi emrin në vitin 2016 për të pasqyruar dimensionin e saj global. Ajo është zhvilluar ndër vite në hapësirat më të famshme të Londrës, përfshirë Royal Albert Hall, Muzeun e Historisë Natyrore dhe Victoria & Albert Museum.
Nga Princeshë Diana, Spice Girls e deri te Vivienne Westwood dhe Karl Lagerfeld, tapeti i këtij eventi ka pritur figura historike të modës dhe kulturës botërore./Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











