E-Diaspora
Rita Ora: Kosova është gjaku im
Superylli botëror, Rita Ora, për televizionin britanik “Channel 4” ka folur me krenari për Kosovën dhe ka treguar se Kosova është gjaku i saj.
Pasi mori çmimin e ambasadores për Kosovën nga Presidentja Atifete Jahjaga, Ora gjatë intervistës e pyetur se çfarë do të thotë kosovare, Rita është përgjigjur: “Jam unë, është gjakun im. Është ajo çfarë ndiej në lëkurën time”.
Ylli kosovaro-britanik si ambasadore e Kosovës ka deklaruar se me këtë çmim do të provojë të përfaqësojë Kosovën sa më mirë në arenën ndërkombëtare. “Do t’i tregojmë botës së kush është Kosova, kush jemi ne”, ka thënë ajo.
Në këtë intervistë Rita ka rrëfyer edhe për të kaluarën e saj dhe jetën si refugjate.
“Ishin kohë të vështira. Babait i erdhi thirrja për në ushtri, por ai vendosi të shpëtojë vetën dhe fëmijët e tij dhe u zhvendosëm në Britani”, është shprehur këngëtarja Ora, ndërkohë pas shpinës së saj mbante flamurin e Kosovës.
Ajo tregoi se gjithë familja ka jetuar në një dhomë. “Gjithçka kam mësuar nga prindërit e mi, moralin, rritjen, ushqimin që gatuaj, si të them faleminderit, por as Britanisë kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën”, përfundon Rita.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt












