Rita Ora “çon në qiell” shefin e saj Jay Z.
“Ai është një shef madhështor. Jay kujdeset për artistët e vet, dhe kjo e dallon atë nga të gjithë të tjerët”
Superylli britanik me rrënjë nga Kosova Rita Ora nuk kursen lëvdatat për shefin e saj në produksionin “Roc Nation”, Jay Z. “Ai më ka dhënë tre vjet kohë për ta përfunduar albumin tim. Prej tyre dy vjet vetëm për të gjetur veten dhe një vit për incizimet”, ka thënë 21 vjeçarja e bukur për revistën britanike “More”. Me këtë rast ajo ka nënvizuar se “në kohën që po jetojmë një gjë e tillë nuk është e zakonshme për arsyen e thejshtë se nuk ka mjaft para. Por Jay më ka besuar”.
Asaj i pëlqen së tepërmi bashkëpunimi me shefin dhe yllin e rapit Ja Z. “Ne, thjeshtë, jemi në të njëjtat gjatësi valësh. Ai është shenjtar (në horoskop) dhe unë jam shenjtare”, ka thënë ajo duke qeshur dhe ka shtuar me admirim: “Ai është një shef madhështor. Jay kujdeset për artistët e vet, për biznesin e vet dhe për atë se si ndjehen të tjerët. Kjo e dallon atë nga të gjithë të tjerët”.
Dhe, bashkëpunimi i shqiptares me Ja Z. po i jep frytet: singli i Rita Oras “R.I.P.” është ngritur në toplistat e Anglisë nga zeroja në pozicionin numër një. Pastaj ajo po e shoqëron bendin “Coldplay” në turneun e tij.
Ndonëse i pëlqejnë krahasimet që i bëhen me Rihana-n, Rita thotë se idhull i saj i vërtetë në muzikë është Gwen Stefani. “Unë dua atë. Mua më pëlqen gjithkush që sillet me besim të plotë në veten”.
Se kur Rita Ora do ta editojë albumin e saj të parë, nuk është vendosur ende.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











