E-Diaspora
Rita: Në shtëpi flasim vetëm shqip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën britanike “Stylist”, ku ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen e saj.
Duke folur për jetën e saj dhe karrierën në muzikë, Rita është shprehur se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruajë se sa krenare është që vjen nga Kosova.
E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, është shprehur një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip, ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip.
“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor