Shqipëria
Rinas: 100 milionë € investime, ulen tarifat për pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton uljen e tarifës për pasagjerë dhe paketën prej afër 100 milionë euro investime në infrastrukturën aeroportuale, transmeton albinfo.ch.
27 janar 2021, Tirana (Albania) – Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport (TIA) bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit dhe shpalos një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar.
Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 dhjetor 2020, ditë kur kompania lider shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.
Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 euro në 10 euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do të startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.
Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit, duke pasur në fokus zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.
Plani i investimeve nga koncesionari i ri është një plan ambicioz, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.
Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “low cost”, përfshirë Ryan Air dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












