Shkurt.ch
“Maxim magazine” zgjedh Heidi Lushtakun ndër 100 femrat më të bukura në Zvicër
Heidi Lushtaku nuk ka të ndalur me sukseset e saj në fushën e modës. Modelistja shqiptare në Zvicër është përzgjedhur nga revista e njohur botërore “Maxim magazine” si njëra nga femrat më të bukura në Zvicër për vitin 2015.
Lushtaku, që aktualisht ka 10 kontrata vjetore më firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj, është ndier mjaft e lumtur që kjo revistë me nam botërore e ka përzgjedhur në mesin e 100 vajzave më të bukura në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
“Jam shumë e lumtur që “Maxim magazine” më ka konsideruar mua si njërën nga femrat më të bukura në Zvicër. “Maxim magazinë” është një revistë ndërkombëtare dhe natyrisht se kjo përzgjedhje e tyre për mua ka vlerë të madhe”, ka thënë Heidi në një bisedë për albinfo.ch.
Ambasadorja e gazetës albinfo.ch, ka thënë se revista “Maxim magazine” e ka kontaktuar agjencinë e saj “Option Model” dhe ka treguar që ajo do të jetë në mesin e bukurosheve. “Pasi na kontaktuan, së bashku me agjencinë time u dakorduam që të bashkëpunojmë edhe me të”, thotë ish-finalistja në “Miss Zvicra 2013”.
Përpos kontratave të shumta që Heidi ka bërë gjatë këtij viti, ajo ishte edhe finaliste e spektaklit “Dancing with the Stars Albania”, ndërkohë më 19 shtator do të jetë edhe në jurinë e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania 2015” në Tiranë.
Duke shikuar të gjitha këto aktivitete, duket se viti 2015 është viti i saj: “Kjo është puna ime dhe e bëj gjithmonë me kënaqësi, edhe pse ndonjëherë jam shumë e lodhur nga udhëtimet”, thotë Heidi.
Por jo vetëm kaq, Heidi deri në fund të vitit do të na befasojë edhe me shumë gjëra të tjera të bukura.
Ajo shprehet se shumë shpejt do të dalë edhe me një reklamë për një markë shumë të njohur ndërkombëtare!
Të ngjashme

“Maxim magazine” zgjedh Heidi Lushtakun ndër 100 femrat më të bukura në Zvicër
- Hedi Lushtaku bëhet pjesë e agjencisë “Option Model”
- Heidi Lushtaku imazh i “Clinic Lemanic Internacional”
- Heidi Lushtaku reklamon edhe për “PKZ ”
- Heidi Lushtaku bëhet ambasadore e „Vox Infantis“
- Heidi Lushtaku brenda një viti me tetë kontrata disavjeçare
- Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës
- Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës
- Heidi Lushtaku e sfidon veten edhe në film
- Heidi Lushtaku në jurinë e “Miss Universe Albania 2015”
- Heidi Lushtaku në kopertinën e magazinës “Dentastic”
- Heidi Lushtaku, finaliste në “Dancing with the Stars”
- Heidi Lushtaku, konkurrente në “Dancing with the Stars”
- Heidi: “Dua të bëhem Mis Zvicra dhe të ndihmoj fëmijët e sëmurë”
- Një shqiptare „Mis Zvicra 2013“?
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim