Integrimi
Heidi: “Dua të bëhem Mis Zvicra dhe të ndihmoj fëmijët e sëmurë”
"Unë dëshiroj të bëhem misi i ardhshëm dhe të kujdesem për fëmijët e sëmurë. Miset nuk janë vetëm për të pozuar para aparateve”
“Asnjëra nga kandidatet për `Mis Zvicra`nuk është më e familjarizuar me kurorat (kurorat e dhëmbëve, mbase) se ajo. Për këtë arsye, studentja e stomatologjisë, Heidi Lushtaku nga Cugy (Vaud) synon që më 8 qershor të garojë për të trashëguar kurorën nga bartësja zyrtare e titullit, Alina Buchacher.
“Unë dëshiroj të bëhem misi i ardhshëm dhe të kujdesem për fëmijët e sëmurë. Miset nuk janë vetëm për të pozuar para aparateve”, thotë Heidi.
Kosovarja 22 vjeçe punon katër ditë në javë në ordinancën stomatologjike të mjekut Bogomil Stoykov, në Lozanë, shkruan blick.ch.
“Unë i sterilizoj instrumentet, e dezinfektoj karrigen stomatologjike dhe e ndihmoj mjekun”, thotë ajo. Ndonjëherë madje gjen shprehje edhe përvoja ime si kandidate për mis. Së fundi nu desh t`ia hiqja frikën nga dentisti një pacienti. Ai nuk pranonte të trajtohej”, kujtohet Heidi.
Por, e pyetur nëse ndonjë pacient deri më tash është dashuruar në të, Heidi, që ende është beqare, thotë: “Jo. Së paku asnjëri nuk më ka thënë”. Dhe, kjo nuk i duket edhe keq asaj. “Deri në mbrëmjen e zgjedhjes së misit unë edhe ashtu jam e fokusuar vetëm te kurora”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











