Shkurt.ch
Restorantet e Zvicrës: Më shumë mysafirë, më pak fitim
Shpenzimet që zviceranët kanë bërë në restorante në vitin 2018 kanë qenë 22.9 miliardë franga ose kanë pësuar një rënie prej 3 për qind
Në vitin e kaluar në Zvicër restorantet kanë pasur më shumë frekuentues por më pak të ardhura. Kështu, sipas federatës së gastronomisë së Zvicrës Gastro Suisse, zviceranët gjatë vitit 2018 kanë shpenzuar më pak para për të konsumuar në restorante, shkruan srf.ch. Shpenzimet në fjalë kanë qenë 22.9 miliardë franga ose kanë pësuar një rënie prej 3 për qind.
Ndërsa kur jemi te shtimi i numrit të frekuentuesve të restoranteve përkundër rënies së konsumit në to, në këtë degë të ekonomisë në vitin 2018 janë krijuar rreth 10.000 vende të punës me orar të plotë dhe të pjesshëm.
Ndërkaq hoteleria zvicerane gjatë vitit të kaluar ka shënuar një rekord, transmeton albinfo.ch. Janë regjistruar 38.8 milionë bujtje në hotelet e Zvicrës, që është për 3.8 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo ka ndodhur ndërkohë që qarkullimi i llogaritur për një bujtje ka pasur një rënie të vogël, prej 0.1% shkruan Gastro Suisse.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










