E-Diaspora
Reperja Dafina Sylejmani, ikonë e rebelimit kundër qeverisë në Austri
“Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, pos të jemi të zhurmshëm”, thotë reperja kosovare-austriake Dafina Sylejmani, alias Dacid Go8lin

Ajo ka mbështetur rregullisht “demonstratat e të enjteve” që mbaheshin kundër qeverisë nacionale tashmë të rrëzuar, të djathtë në Vjenë, shkruan Deutschlandrundfunk, duke prezantuar intervistën me reperen kosovare-austriake Dafina Sylejmani, alias Dacid Go8lin.
Dafina po ashtu ka publikuar një këngë satirike për partinë FPÖ (partia e ish-zëvendëskancelarit të shkarkuar proserb, Strache, v.j.), transmeton albinfo.ch.
Ajo ka ardhur në Austri në vitin 2013 dhe bën rap më së shpeshti në gjuhën shqipe.
“Austriakët nuk është e thënë të më kuptojnë, ata duhet të më ndiejnë”, thotë Dafina, duke iu përgjiur pyetjes përse këndon shqip kur e di se austriakët nuk e njohin shqipen.
Sloganin e politikanit të FPÖ-së dhe ish-ministrit të rendshëm, tashmë të shkarkuar, në kuadrin e aferës së njohur të Ibizës Herbert Kickl: “A është kjo BE?”, ajo e ka përpunuar për këngën e saj protestuese, përcjell albinfo.ch.
Deri vonë Dafina ka bërë muzikë në demonstratat e të enjteve kundër Qeverisë së vjetër konservatore të djathtë në Vjenë.
“Unë dua t`i thyej kufijtë”, thotë ajo. “Nuk arrij dot të jem e pazëshme, e qetë. Kur FPÖ/ÖVP është kundër njerëzishmërisë sime, atëherë unë nuk mund të bëj sikur nuk po shoh”.
Unë e shoh tashmë veten si një rebele të vogël, një shkaktare të vogël problemesh në Austri. Më pëlqen shumë që nganjëherë arrij në kufijtë që nuk do të duhej të ishin kufij dhe ndonjëherë ndoshta edhe shpërthej.
Dhe: hej! Qeveria jonë ka rënë – një vit e gjysmë në rrugë, por pas një viti e gjysmë ajo ka rënë. Dhe si do të votojë tani Austrua? Nuk e kam idenë. A ka mësuar ajo nga e gjithë kjo? Nuk ja kam idenë, transmeton albinfo.ch. Por: Ne kemi bërë diçka dhe kjo ka rëndësi”, thotë Dafina.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë