Lifestyle
Reperi Gashi në “Sunny Hill”, Dua Lipa: Krenare me artistët e vendit tim
Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, vitin e kaluar ishte kthyer pas 18-vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”.
Ndërsa edhe këtë vit është konfirmuar pjesëmarrja e tij nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo në llogarinë e saj personale, Instagram ka hedhur një video kur edhe tregon se Gashi do jetë pjesë e “Sunny Hill”.
“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë në Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë shenjë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur”, shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.
Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














