Kosova

Dua Lipa, sivjet, asnjë çmim në MTV Video Music Awards 2021

Ishte e nominuar në katër kategori

Në Nju-Jork u mbajt ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards 2021.

Shfaqja, me nikoqire yllin Doja Cat, u transmetua në MTV, e po ashtu edhe në: CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network, përcjell albinfo.ch.

Sivjet, nga artistet shqiptare me famë botërore e nominuar ka qenë vetëm këngëtarja e popullarizuar, Dua Lipa.

Bukuroshja me prejardhje nga Peja ishte e nominuar në kategoritë si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Me gjithë sukseset e vazhdueshme dhe çmimet e shumta, 25-vjeçarja këtë vit nuk arriti të shpërblehet me ndonjë çmim.

Për “Këngën më të mirë të vitit” është nderuar artistja e re, Olivia Rodrigo, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” fitoi “Kiss me more”, Doja Cat dhe SZA.

Justin Bieber ndërkohë, i cili kishte më së shumti nominime, arriti të shpërblehet si “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Pop-i më i mirë”.

Krahas Duas, e pranishme në eveniment ka qenë edhe ylli tjetër, Rita Ora, e cila mori vëmendje me dukjen dhe stilin unik.