Koronavirusi: çast pas çasti
Rënie në shitjen e makinave në Mbretërinë e Bashkuar
Rënie rekorde

Regjistrimi i makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie rekorde në muajin prill, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Shifrat e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave tregojnë se muajin e kaluar janë regjistruar vetëm 4,321 makina të reja, që është niveli më i ulët mujor që nga viti 1946.
Shifra e prillit shënon rënie të shitjeve për 97 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave tha se nga regjistrimet e bëra muajin e kaluar, 70% ishin nga kompanitë.
“Nëse ju thuhet t’i mbyllni të gjitha sallat e ekspozimit të makinave, nuk është befasi që shitjet të jenë pothuajse joekzistente”, tha për BBC-në Mike Hawes, shef ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i Shoqatës tha se shumica e makinave të shitura muajin e kaluar, kanë qenë për të mbështetur punëtorët kyçë.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, me mbi 190,000 njerëz të infektuar dhe mbi 28,800 viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz