Shkurt.ch

Rënie e bujtjeve në hotelet e Zvicrës

Hoteleria e Zvicrës ka pësuar një humbje të radhës: numri i bujtjeve në hotelet zvicerane gjatë muajit shtator ka rënë për 1.7 për qind. Gjatë kësaj periudhe, numri i turistëve të huaj që kanë fjetur në hotelet zvicerane ka rënë për 2 për qind ndërsa turistët vendës kanë bujtur për 1.5 për qind më pak në hotelet e këtushme.

Rënie drastike ka shënuar ndërkaq numri i bujtësve gjermanë. Ai ka rënë për plot 7.1 për qind.

Nga janari deri në shtator 2012 në hotelet zvicerane janë shënuar 28 milionë bujtje, që është për një milion ose 3.5% më pak se një vit më parë. Më i godituri nga kjo krizë në mesin e regjioneve të mëdha turistike të Zvicrës është regjioni i Graubündenit.