Sport
Rënia e Adnan Januzajt
Edicioni po shkon, derisa e ardhmja e Januzajt mbetet në dyshim. Tashmë ai nuk pritet të ftohet as nga Belgjika në Kampionatin Evropian
Adnan Januzaj shihej si njëri ndër futbollistët më të talentuar në Evropë. Por, karriera e tij kishte luhatje. “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull futbollistit me prejardhje nga Istogu, ku tregon sesi ishte në formë dhe pse ndodhet tani në këtë pozitë, shkruan albinfo. Fillimisht ai shndriti nën urdhrat e David Moyes, por me ardhjen në krye të Louis Van Gaalit në Manchester United, gjithçka ndryshoi.
“Ne besojmë në aftësitë e lojtarëve, prandaj i huazojmë dhe nuk i shesim”, kishte thënë Van Gaal.
Januzaj u huazua në Dortmund për gjashtë muaj, por në asnjë takim nuk luajti titullar. Ai u aktivizua vetëm në gjashtë ndeshje duke mos arritur të shënojë asnjëherë. Më pas Januzaj u rikthye në “Old Trafford”, megjithatë pa lënë shumë gjurmë. Ai shënoi dy gola ndaj Sunderlandit për grupmoshat U-21, njëra nga goditja e këndit, por kjo nuk i pëlqeu Van Gaalit, pasi Januzaj kishte bërë garë për të shënuar nga ajo pozitë. Për këtë arsye e dënoi që të mos ftohet në ekipin e parë.
Edicioni po shkon, derisa e ardhmja e Januzajt mbetet në dyshim. Tashmë ai nuk pritet të ftohet as nga Belgjika në Kampionatin Evropian.
Januzaj lëndohet përsëri
Vazhdojnë lajmet e këqija për Adnan Januzajn. Futbollisti me prejardhje shqiptare është lënduar sërish dhe nuk dihet sesa do të mungojë. Faqja e klubit të Manchester Unitedit njoftoi për lëndimin e Januzajt, i cili nuk po bën pjesë në planet e Louis Van Gaal, shkruan albinfo. Ai po ka shumë pak hapësira, derisa gjithashtu edhe huazimi në Borussia Dortmund ishte i pasuksesshëm.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










