Shkurt.ch
Rekord: Janë shitur 10 milionë Iphone 6
Apple ka shitur më shumë se dhjetë milionë iPhone 6 sipas kërkesave botërore për fundjavën e parë
Bëhet fjalë për një rekord, thonë në Apple. Nga modeli i mëparshëm Apple kishte shitur vitin e kaluar për tri ditët e para pas nisjes nëntë milionë Iphone.
“Shitjet për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë tejkaluar pritjet tona për një fundjavë dhe nuk mund të mos jemi të kënaqur për këtë”, tha shefi i Apple-s,Tim Cook.
Javën e kaluar Apple kishte njoftuar se shumica e konsumatorëve për shkak të kërkesave të shumta ndoshta do të mund ta sigurojnë deri në tetor iPhonin e tyre të ri. Cook ka prezantuar gjeneratën e re të iPhone rreth dy javë më parë.
Para se të fillojë shitja të premten e kaluar ishin krijuar radhë të gjata para dyqaneve të Apple-s në gjithë botën. iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë në shitje në Gjermani, Australi, Japoni, Hong-Kong, Singapor, Francë, Britani të Madhe, SHBA dhe Kanada. Në 20 vende të tjera përreth telefonat vijnë këtë të premte.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










