Jeta në Zvicër
Refuzohet nxënësja me mbulesë, klasa solidarizohet dhe shkojnë në pishinë tjetër
Për shkak të mbulesës islame një gjimnaziste është refuzuar nga pishina termale në Val-de-Charmey FR.
Në vend të kësaj, klasa në solidarizim me shoqen e tyre ka shkuar në një pishinë publike. Atje nuk ishte problem veshja, përcjell albinfo.ch.
Sic raporton Blick ngjarja e rrallë ka ndodhur mbasditen e së martës. Nxënësja muslimane që kishte nxjerë hapur vetëm fytyrën, duart dhe shputat u refuzua nga personeli i pishinës, përcjell albinfo.ch. Muslimanja filloi të qajë.
Kryesia e klasës u solidarizua dhe si protestë shkuan sëbashku në një pishinë tjetër. Bëhet fjalë për një klasë franceze nga Biel BE. Në lidhje me rastin, drejtoresha e Bains de la Gruyere, Béatrice Ambühl, për «La Liberté», sqaron se rregullat janë të qarta: veshja ndër gjurin kur futesh në ujë janë të ndaluara.
Mjeshtri i pishinës, Jorge Gomes (49), për “Blick” sqaron ditën kur erdhën 16 nxënësit, të moshave nga 15 deri 16 vjeç.
“Fillimisht më tregoi arsimtari I tyre se çfarë kishte ndodhur. Vajza muslimane ishte e shokuar.”
Për Gomes ishte e qartë. Sipas tij lejoheshin të gjithë të futeshin në ujë. Edhe një me mbulesë. Klasa ishte shumë e ngushtë e lidhur me njëri-tjetrin dhe ata u lejuan që ta shijojnë sëbashku notin. Gomes më tej shton se është hera e parë në eksperiencën e tij 30 vjeçare si mjeshtër kur vjen një grua me mbulesë në pishinë.
“Por ajo nuk pengoi ose nuk shqetësonte klientët tjerë në pishinë,” tha ai.
Veshja e mbulesës nuk është thjesht “një veshmbathje”, por edhe një arsye e stigmatizuar fetare.
“Unë jam katolik me rrënjë portugeze. Por unë respektoj të gjithë fetë. Nuk më pengon një mbulesë – derisa ruhen të gjitha rregullat e higjienës. Përpara se vajza të futeshte në pishinë, ajo u la. Pra ishte gjithçka në rregull.”
Gjimnazi francez nuk ka dashur të komentojë për origjinën e vajzës me mbulesë dhe as të komentojë nëse e sheh veprimin e Bains de la Gruyère si të mirë ose të keq.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











