Shkurt.ch
Refuzimi i nxënësve myslimanë për t`u dhënë dorën mësueseve, i patolerueshëm
"Religjioni nuk guxon të shërbejë si pretekst për të hequr nga fuqia rregullat që funksionojnë te ne"
Refuzimi i dy nxënësve të besimit mysliman në një shkollë të mesme në Therwil të Basellandit që të përshëndeten me mësuesen e tyre duke i dhënë dorën, dhe vendimi që ka marrë shkolla për të pranuar këtë refuzim, ka ngjallur kritika nga anë të ndryshme. Ndërkohë, rreth këtij vendimi, (albinfo.ch ka informuar dje) ka reaguar edhe shoqata e Mësuesve në këtë kanton, CVP-ja e kantonit etj.
Ndërsa kryetarja e Këshillit të Shkollës të Therwil ka thënë se as ata që e kanë marrë vendimin nuk janë të kënaqur me të por se nuk ka pasur alterativë tjetër të arsyeshme.
Pjesë e marrëveshjes në mes të nxënësve dhe drejtorisë së shkollës ka qenë që dy nxënësit e përmendur të mos u japin dorën as mësuesve (meshkuj), mësojnë ndërkohë mediet zvicerane.
Një përfaqësues i Lidhjes së Mësuesve në Kantonn Baseland ka thënë për srf se religjioni nuk guxon të shërbejë si pretekst për të hequr nga fuqia rregullat që funksionojnë te ne, transmeto albinfo.ch. Ai i sugjeron udhëheqjes së shkollës që të japë një sinjal, eventualisht të shqiptojë ndonjë dënimme gjobë ose përjashtim të përkohshëm nga shkolla.
Por, drejtoria e shkollës nuk ka dashur të marrë masa ndëshkuese, gjegjësisht të dënojë prindërit për veprimet e fëmijëve të tyre. Ata kanë thënë se vendimin e kanë marrë vetë fëmijët, pa u ndikuar nga prindërit.
Drejtoresha e arsimit në kanton nuk ka dashur të marrë qëndrim lidhur me rastin. Drejtoria e saj do të bëjë një ekspertizë rreth tij.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











