Integrimi
Refugjatëve u ofrohen kurse përgatitore për të ndjekur studimet
Refugjatëve u jepet mundësia që në seminaret speciale të organizuara për ta, të dëshmojnë shkallën e njohurive në lëndët specifike
Për t`u mundësuar edhe refugjatëve të interesuar që të ndjekin studimet, gjithnjë më tepër shkolla të larta e universitete u mundësojnë atyre kurse speciale përgatitore. Kjo bëhet duke treguar mirëkuptim për refugjatët, të cilët të shumtën e rasteve i kanë humbur ose i kanë harruar dëshmitë e shkollimit të mbaruar në vendlindje në ikje e sipër, shkruan welt.de.
Për këtë arsye shumë universitete gjermane nuk e shikojnë tepër ngushtë punën e dokumenteve. Në këtë mënyrë refugjatëve u jepet mundësia që në seminaret speciale të organizuara për ta, të dëshmojnë shkallën e njohurive në lëndët specifike, përcjell albinfo.ch. Në disa nga republikat e Gjermanisë, refugjatët duhet t`i nënshtrohen provimeve pranuese ashtu sikurse edhe kolegët e tyre gjermanë.
Veç kësaj, ekziston edhe mundësia që refugjatët të fitojnë një vend studimi përmes kuotës për të huaj (5 deri 12 për qind të të gjithë studentëve). Landet e ndryshme kanë të drejtë që këtë kuotë edhe ta rrisin.
Megjithatë, ekspertët e arsimit tërheqin vërejtjen lidhur me këtë trajtim special pasi që sipas tyre nevojitet trajtim i barabartë për të gjithë ata që duan të studiojnë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












