Shkurt.ch
Refugjatët e traumatizuar “vërshojnë” klinikat psikiatrike
Klinikat psikiatrike alarmojnë se janë të “vërshuara” nga pacientët të ardhur si refugjatë nga zona të ndryshme të luftës. Ata sjellin me vete shumë përjetime traumatike ndërsa pritja për trajtim zgjat shpesh deri në tetë javë
Radioja e trasmetuesit publik të Zvicrës SRF4 raporton lidhur me gjendjen në klinikat psikiatrike të Zvicrës, ku kërkojnë shpëtim një numër i madh refugjatësh.
“Ne kemi një përqindje në shtim të vazhdueshëm të refugjatëve të cilët vijnë te ne me probleme specifike”, thotë Roland Vauth, mjek kryesor për Pskiatrinë transkulturore, në klinikat universitare të Bazelit, transmeton albinfo.ch.
Muajve të fundit aty janë trajtuar gjihnjë më shumë njerëz nga Siria dhe Eritrea. Ky fluks përbën problem për klinikat psikiatrike. Disa nga klinikat kanë arritur në kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Duke qenë se kërkesat për trajtim janë të vazhdueshme, pacientët duhet të presin deri në tetë javë për një termin. Problemi, sipas kryemjekut është se përkujdesja për refugjatët është jashtëzakonisht intensive në kuptimin e nevojës për angazhim të personelit, përcjell albinfo.ch. Shpeshherë, krahas mjekut, duhet të jetë i pranishëm edhe një përkthyes, interpretues.
Për këtë arsye Vauth shpreson të ketë përkrahje nga politika. “Do të më gëzonte shumë sikur nga ana e politikës të shihej se ne këtu kemi nevojë për resurse shtesë, që të mund ta trajtojmë siç duhet këtë fluks”, thotë ai. Shikuar nga aspekti afatgjatë, kjo do të kishte ndikim pozitiv në integrimin e refugjatëve në Zvicër.
Mjeku është i bindur se migrantët të cilët ia dalin t`i tejkalojnë përjetimet e tyre traumatike, do ta mësonin më shpejtë gjermanishten dhe kjo do të ndihmonte në procesin e integrimit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










