Jeta në Zvicër
Refugjatëve në Zvicër duhet t`u mundësohet të punojnë
Rreth 80 për qind e azilkërkuesve dhe personave të pranuar përkohësisht jetojnë në Zvicër nga ndihmat sociale.

Azilkërkuesit nuk mund të punojnë, ose nuk mund të gjejnë punë. Shifrat e fundit nga Zyra Federale për Statistika flasin për më shumë se 80 për qind e azilkërkuesve dhe perosnave të pranuar përkohësisht në Zvicër jetojnë nga ndihmat sociale.
Mesatarisht, çdo person merr 1.100 franga në muaj. Sipas Srf, tani janë ngritur zërat që refugjatët duhet të kenë akses në tregun e punës.
Claudio Spadarotto, përgjegjës i një studimi të porositur nga qeveria federale, thotë se shumë prej tyre janë të motivuar për punë.
Por në tre muajt e parë vlen për azilkërkuesit në Zvicër ndalimi absolut për të punuar.
Roland Rupp nga Shoqata e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme zvicerane tha se ekzistojnë pengesa të caktuara për kompanitë që punësojnë azilkërkuesit ose personat e pranuar përkohësisht në vend.
“Azilkërkuesit nuk mund të integrohen nga një ditë në tjetrën. Gjithashtu mungon edhe përgatija e tyre profesionale”, thotë Rupp.
Ngarkesat administrative janë të mëdha. Pra, çdo punëdhënës duhet të marrë një leje pune nga kantoni.
Për të qetësuar situatën, Këshilli Federal dëshiron të evitojë pengesa administrative me ligjin e ri për të huajt.
E-Diaspora
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët Rritet numri i fluturimeve ...
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja