Maqedonia
Reformat në arsim, vështirë të realizueshme në Maqedoni
Mësimdhënësit thonë se reformave në arsim duhet t’u paraprijë një studim i thellë, duke filluar nga rikualifikimi i kuadrit mësimor, përpunimi i teksteve shkollore dhe përgatitja e një plan-programi të ngjashëm me ato të BE-së
Vendimi që ka marrë Ministra maqedonase e arsimit për shkollimin fillor është përshëndetur nga punonjësit e arsimit në këtë shtet. Por, ata theksojnë se reformave në arsim duhet t’u paraprijë një studim i thellë duke filluar nga rikualifikimi i kuadrit mësimor, përpunimi i teksteve shkollore, si dhe përgatitjen e një planprogrami kompaktibil me realitetin e botës elektronike në botë.
Gjatë këtij muaji, ministrja e Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska, në kuadër të prezantimit të një vargu ndryshimesh që parashihet të pësojë programi mësimor në arsimin në ciklin e ulët të arsimit fillor ka bërë të ditur se fillimisht parashihet shkurtimi i lëndëve mësimore, si dhe orari mësimor.
Ministrja Deskoska ka sqaruar se ndryshe nga deri më tani, nxënësit nga klasat e para do të kenë vetëm katër lëndë mësimore dhe lëndën e Gjuhës amtare, Gjuhën angleze, lëndën Bota rreth nesh, si dhe lëndën e Artit që përfshinë edhe Muzikën dhe Edukatën fizike, transmeton REL.
Risi tjetër është dhe ajo se nxënësit e ciklit të ulët të arsimit fillor, nuk do të jenë të angazhuar me detyra shtëpie, por të gjitha detyrat do të realizohen brenda orëve të mësimit, kurse një orë parashihet të zgjasë 55 minuta duke pasur dhe nga 15 minuta pushim brenda orëve mësimore.
Në këtë drejtim, Teuta Zllatku mësimdhënëse në klasat e ciklit të ulët të arsimit fillor për Radion Evropa e Lirë thotë se reformave duhet t’u paraprijë një studim thelbësor që ata mos mbeten vetëm si orvatje për të përmirësuar arsimin.
“Në sistemin arsimor në Maqedoni kemi probleme dhe defekte shumë të mëdha, duke filluar nga tekstet shkollore, kushtet në shkolla, më pas paraqiten më shumë probleme rreth implementimit të programeve mësimore dhe projekteve, të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Të gjitha këto reforma duhet të shoshiten mirë dhe për to të hapet një debat i mirëfilltë nga personalitet më kompetente”, thotë Zllatku.
Nga ana tjetër, Gorica Ilioska, e cila punon për më shumë se tri dekada si mësimdhënëse në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se zvogëlimi i lëndëve mësimore, përkatësisht pothuajse përgjysmimi i tyre, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nxënësit do të mësojnë më pak.
Sipas saj, ata zbarkohen nga presioni që të sigurojnë nota të larta te më shumë mësimdhënës dhe arrijnë të futen në esencën e mësimeve, të cilat do t’u shërbejnë në jetën e përditshme në të ardhmen.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, Nuhi Dardhishta, ngre shqetësimin se gjatë përpilimit të reformave nga dikasteri i arsimit, fare nuk është konsultuar shoqata që përfaqëson, duke theksuar se reformat duhet të përmbajnë dhe krijimin e kushteve të barabarta si në shkollat maqedonase, ashtu edhe në ato shqipe.
“Shkollat në gjuhën shqipe, sidomos në komunën më të populluar të Çairit të Shkupit, komuna më e mbi populluar në Evropë me mbi 18 mijë banorë, në një metër katrorë në çdo klasë ka mbi 30 nxënës. Kështu që duhet të zvogëlohet numri i nxënësve, nga një klasë duhet të hapen dy klasë me rreth 20 nxënës ashtu siç është rasti në shkollat maqedonase”, thotë Dardhishta.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











