Maqedonia
Referendumi dështoi si neglizhencë e BE, mundësia e dytë zgjedhjet e parakohshme
“Asnjë Spin-Doctor nuk do mund ta shpëtonte tani marrëveshjen. Si dalje nga kriza mbetën vetëm zgjedhjet e parakohshme: si mundësia e dytë e zgjidhjes së kontestit të emrit,” shkruan në fund prestigjiozja zvicerane.
Dështimi i referendumit në Maqedoni dhe zgjatja tej mase e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës, ka qenë temë diskutimi e shumë mediave perëndimore, për të treguar se çështja duhet të zgjidhet shpejt dhe në rast se ndodh e kundërta rrezikohet stabiliteti i rajonit.
“Kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinës, dikur shihej si problem bilateral, por tashmë Perëndimi e sheh rrezikun më gjërë,” shkruan media zvicerane “NZZ”. Në 2008 Athina bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ku ndikoi në zhvillimin e një autokracie të izoluar nga Nikola Gruevski. Kritikuesi hungarez i BE, Viktor Orban, ishte miku më i madh i Maqedonisë. Me ndryshimin e qeverisë në 2017 erdhi deri te Marrëveshja e Prespës, ku u mendua se zgjidhja ishte drejt përfundimit dhe për këtë përgëzoheshte kryeministri Zoran Zaev. Por kjo nuk rezultoi kështu pas referendumit të pasuksesshëm.
Gjërat kanë ndryshuar. Përpara një dekade sendet do ishin ndryshe. Prestigji i politikanëve të atëhershëm ballkanik ishte më i madh kur ndonjëri sosh kishte të afërt në BE. Sot nuk është e njëjta gjë, përcjell albinfo.ch. Kjo ka ardhur si rezultat i forcave tjera që kanë shtuar ndikimin në Ballkanin Perëndimor, duke nënkuptuar Rusinë dhe Turqinë.
“Asnjë Spin-Doctor nuk do mund ta shpëtonte tani marrëveshjen. Si dalje nga kriza mbetën vetëm zgjedhjet e parakohshme: si mundësia e dytë e zgjidhjes së kontestit të emrit,” shkruan në fund prestigjiozja zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










