Kosova
Reagon Vlora Çitaku pas kërkesës për shkarkimin e saj
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reguar pas kërkesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për shkarkimin e saj.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas propozimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, për shkarkimin nga misionet diplomatike të shatë ambasadorëve, përcjell albinfo.ch.
Çiatku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”.
Postimi i plotë:
Përshëndetje nga Washingtoni,
Para pak orësh, në të njëjtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme, z.Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA.
Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emërojë dhe të shkarkojë ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar.
Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.
Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.
Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.
Shpresoj që institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejt për pasuesen/pasuesin tim.
Ambasadores/Ambasadorit që do të vijë pas meje, do t’ia ofroj bashkëpunimin tim të plotë dhe pa kursyer.
Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve.
Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri.
Frymëzimi im gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët i kam përfaqësuar në Washington. Mesazhi im në kryeqytetin amerikan ka qenë pikërisht jehona e historive të tyre të rimëkëmbjes.
Nuk ka ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













