Kosova
Rasti Gramshi, presidentja Osmani i ofron homologut shqiptar ndihmën e Kosovës
Ajo ka bërë thirrje që ky sulm të dënohet së bashku me autorët përkatës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas janë arrestuar nën akuzën e spiunazhit.
Osmani ka shkruar në Twitter se për këtë ngjarje ka folur me homogun Bajram Begaj, përcjell Albinfo.ch.
“Fola me presidentin Bajram Begaj mbi sulmin e fundit ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e Gramshit. U uroj një shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani.
Nga ana tjetër, ajo ka bërë thirrje që ky sulm të dënohet së bashku me autorët përkatës.
Teksa në mbyllje të mesazhit të saj, Osmani thekson se institucionet e Kosovës mbeten në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje ndaj atyre shqiptare.
Hetimi për shtetasit e huaj ende vazhdon, ku sipas pistave të para mendohet se ata mund të jenë agjentë rusë të forcave ruse GRU.
Dy ushtarakët shqiptarë kanë marrë ndihmën e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










