Shkurt.ch
Raseri me Porshe duhet të qëndrojë nëntë muaj prapa grilave
Gjermani (43) i cili voziste me 237km/h në magjistralen A1 - ku lejohet vetëm 110km/h, duhet ta paguajë dënimin me burg. I pandehuri vetë thekson se ai “nuk ka qenë në timon”.
Bëhet fjalë për rastin e 3 prillit 2014, kur biznesmeni 43 vjeçar rreth orës 23.40 voziti 237 kilometra në orë në magjistralen A1 në drejtim të Bernit, shkruan blick.ch. Përveç kësaj akuze, biznesmeni nuk kishte me vete edhe lejen e qarkullimit rrugor, përcjell albinfo.ch. Vendimi për nëntë muaj burg ka ardhur nga Gjykata e Thal-Gäu në Balsthal SO.
Prokurori zviceran Claudio Ravicini më parë kishte kërkuar 18 muaj burg, prej të cilëve me patjetër duhet ti mbante gjysmën e tyre. Gjermani në fjalë kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor edhe më parë në vendlindje, duke u shprehur se “vozitja e shpejtë” i fal “kënaqësi”.
Gjithsesi avokati i tij Friedrich Frank kërkon lirimin e klientit pasi fotografia e shkrepur në vendngjarje nuk është profesionale dhe nuk mund të identifikohet mirë shoferi.
Tashmë fjalën e fundit do e thotë bordi i apelit, para se vendimi për raserin të jetë i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









