Shqipëria
Rama, Shqipëria me diasporën ka 4.2 milionë banorë
Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar dje se Shqipëria me diasporën ka gjithsej 4’2 milionë banorë. Këto komente ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët për 100 ditët e para të qeverisjes së dytë të tij, duke u fokusuar kryesisht tek prodhimi i certifikatave që tejkalon shifrën prej 4.5 milionë kopje në vit.
“E shkruajta dje. Italia ka 70 milionë njerëz dhe prodhon më pak se 1 milion certifikata në vit. Ne kemi, duke marrë dhe ata që janë jashtë, 4.2 milionë banorë dhe prodhojmë 4.5 milionë certifikata, që është një çmenduri”, konsideron kryeministri Rama, i cili e konsideron të vonuar heqjen e certifikatave si një detyrim për njerëzve për të marrë një shërbim të caktuar.
Ndryshe pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme. Megjithatë ajo që dihet, është se shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra, ku disa thonë se në gjithë botën ata kapin shifrën e të paktën 10 milionë, konsideron NOA.
Ndërkaq, gjatë muajit janar të këtij viti INSTAT bëri me dije se Popullsia e Shqipërisë rezultoi 2.88 milionë. Kosova sipas rezultateve të vitit 2011 ka 1.8 milionë banorë rezident, që është për 400 mijë më pak se në vitit 1991 kur regjistrimin e kishte bërë Serbia. Por sipas statistikave, vetëm nga Shqipëria e Kosovës, në diasporën e vonë, jetojnë rreth 2 milionë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










