Shqipëria
Rama flet për turizmin në rritje, pavarësisht krizës
Krahas letrave për Lulzim Bashën, kryeministrit Edi Rama nuk i ka munguar fokusi ndaj sezonit të ri turistik, i nisur tashmë në disa qytete të vendit.
Nga Shkolla Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, që përgatit afro 1000 nxënës çdo vit, kryeministri Edi Rama u shpreh edhe për ndikimet që sjell situata politike në vend, në raport me një prej muskujve kryesorë të ekonomisë shqiptare, turizmin.
“Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh”, tha kryeministri Rama, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Me investimet e kryera në këtë shkollë me vlerë 272 milionë lekësh, nga buxheti i shtetit, synohet rritja e numrit të nxënësve që ndjekin këtë shkollë, si dhe realizimi i procesit mësimor vetëm paradite.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











