CH-Ballkani
Rama e merr me “relax” humbjen, uroi Vuçiqin për fitore
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se me Serbinë, Shqipëria humbi në fushën e gjelbër, por fito tri pikët e arta të nderit kombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Ei Rama duket se e ka marrë me shumë “sportivitet” humbjen e Kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj të Serbisë në “Elbasan Arena” me rezultat 2:0. Ai nuk ka ngurruar t’i dërgoj mesazhe urimi homologut serb, Aleksander Vuçiq, për t’ia uruar fitoren e djelmoshave të tij.
Sipas mediave serbe, kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë një mesazh urimi homologut Vuçiq. Vetë kryeministri serbe që zgjodhi të mos jetë në “Elbasan Arena” edhe pse ishte ftuar nga Edi Rama, ka thënë se ka shkëmbyer mesazh urimi me Ramën, i cili e ka uruar për fitore.
Kryeministri serb ka vlerësuar faktin se nuk ka pasur asnjë incident gjatë ndeshjes, ndërsa gjatë një takimi me përfaqësuesen e Serbisë, Vuçiq ka përgëzuar lojtarët, që siç tha ai, luajtën futbollin e vërtetë. Edhe dje në rrejtin e tij social Twitter, kr Vuëiq ka uruar kombëtaren serbe për fitore.
Në mëngjes, kryeministri shqiptar tha se me Serbinë, Shqipëria fito tri pikët e arta të nderit kombëtar. Shqipëria sipas Ramës, humbi betejën në fushën e lojës, por fitoi tri pikë të arta si vend dhe si popull.
“Humbëm në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që me gjasa na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se ky mesazh nuk duhet marrë si ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, por vijoi se nëse tifozët kuqezinj do të kishin rënë në batakun e skenareve të dhunës vendi do të humbte shumë më shumë.
“Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë lojtar serb. Përulem me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë. Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”, ka thënë Rama.
Të gjithë spektatorët shqiptarë i ka falënderuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila u shpreh e kënaqur që loja u zhvillua pa asnjë incident.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











