Koronavirusi: çast pas çasti
Raka: Koronavirusi nuk kthehet te pacienti i shëruar
Mikrobiologu Lul Raka ka treguar nëse një pacient i shëruar mund të preket sërish nga koronavirusi
Sipas Lul Rakës, sëmundja nuk kthehet te pacienti i shëruar.
Ky është postimi i tij:
“A MUND TË PREKET PËRSËRI NGA COVID-19 NJË PACIENT I SHËRUAR?
Kjo pyetje u shtrua në mbarë botën ditëve të fundit, pas raportimit të disa rasteve të pacientëve në Korenë e Jugut.
Ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit.
‘Testet zbuluan acidin ribonukleik të virusit të vdekur,’ tha Oh Myoung-don, udhëheqës i panelit të ekspertëve. Ai theksoi se tek testet PCR, që përdoren për diagnozën e COVID-19, materialet gjenetike të virusit amplifikohen gjatë testimit, qoftë nga një virus i gjallë apo thjesht nga fragmente të qelizave të vdekura të virusit. Këtyre fragmenteve nganjëherë ju duhen muaj për t’u pastruar nga pacientët e rikuperuar.
Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv.
Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!
PRA, SËMUNDJA NUK RIKTHEHET TE PACIENTI I SHËRUAR!”, ka shkruar Raka.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












