Maqedonia
Radhë për pasaporta, në Maqedoni do të punohet edhe të dielën
Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete.
Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë të pajisen me dokumentet e nevojshme.
Ndërkohë që apelojnë që të mos priten momentet e fundit por qytetarët të aplikojnë me kohë, transmeton Alsat M, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi përcjellë të gjitha shqetësimet e qytetarëve për këtë arsye Ministria e Brendshme do të bëjë shpërndarjen e pasaportave edhe të shtunën edhe të dielën. Kemi angazhuar forca shtesë punonjëse që janë duke punuar në 2 turne të plota dhe jemi duke I shfrytëzuar në maksimum kapacitet e pajisjeve teknike që I posedojmë. Në këtë kontekst un dua t’ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e pasaportave të mos neglizhojnë po sa më parë tu drejtohen sporteleve të ministrisë që të munden më shpejtë dhe në afatin e duhur të pajisen me pasaporta dhe dokumente tjera personale”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











