Bota
Radari e fotografon për 42 herë rresht në të njëjtin vend
Një bukëpjekës nga Austria, pas përfundimit të punës për çdo ditë ka vozitur shumë shpejt. Kjo i ka kushtuar rreth 3.000 euro. Në një intervistë për mediat austriake, ai e ka shpjeguar arsyen e veprimit të tij
Një kontroll i shpejtësisë është mënyra që shpejtësia maksimale e lejuar të mos tejkalohet. Prindi nga Austria, Heimo Wallner është personi që ka rënë disa herë në të njëjtin radar. Si ka mundur të ndodhë kjo?
Pas përfundimit të turnit të tij, rreth orës tre të mëngjesit, ai rregullisht është kthyer për në shtëpinë e tij në Klagenfurt, me veturën e tij të llojit “Seat”. Punës ia kishte filluar në muajin shkurt dhe nuk e kishte ditur se në atë vend ka pasur radar. Shpejtësia e lejuar në qytet rregullisht ka qenë 50 km/h në qytet. Megjithatë, në një distancë të shkurtër, në afërsi të një shkolle, tempoja është reduktuar në 30. “Me siguri nuk e kam parë shenjën dhe për 42 rresht më ka fotografuar radari”, pohon austriaku për mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
Arsyeja që ai nuk e ka vërejtur shkëlqimin e radarit kanë qenë rrezet e reja infra të kuqe, të cilat nuk mund të shihen. Për herë të parë ishte regjistruar në muajin mars, por njoftimi për të paguar gjobën i kishte ardhur në muajin maj.
Bukëpjekësi nuk ka dashur të ankohet lidhur me rastin, pasi është dashur të ankohet për 42 herë me radhë, që do t`i kushtonte shumë më tepër. Në këtë mënyrë, ai ka vendosur ta paguaj gjobën prej 3 mijë eurosh, që për te janë plot dy paga mujore, ndërsa autoritetet i kanë bërë zbritje prej 300 eurosh.
Bashkëshortja e tij i ka qëndruar pranë në këtë rast të vështirë, por se të hollat e pushimit janë zhdukur. “Së bashku kemi një familje të madhe me tetë fëmijë. Me katër fëmijët që ende gjenden në shtëpi, gjatë këtij viti donim të shkonim për pushime në Greqi. Por, tani duhet ta prolongojmë deri në vitin e ardhshëm”, ka pohuar bukëpjekësi i zhgënjyer.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











