Bota
Qyteti fantazmë në Itali, mbyllen dyqanet, baret e restorantet
Frika e koronavirusit e ka shndërruar praktikisht në një qytet fantazëm Codogno-n në veri të Italisë
Rrugët e tij janë shkretuar pas njoftimit se një grua 76-vjeçare vdiq atje prej koronavirusit të ri. Dyqanet, baret dhe restorantet janë mbyllur, ndërsa farmacive u është kërkuar të qëndrojnë hapur në mënyrë që njerëzit të kenë mundësinë të blejnë ilaçe.
“Jam e frikësuar të them të drejtën, sepse kushdo nga ne mund të infektohet. Unë punoj në restorant, kështu që jam kontakt me shumë njerëz”, shprehet Erika, kamariere, transmeton TCH.
“Njerëzit po blejnë masivisht maska, por për fat të keq ato janë duke mbaruar. Shumica vinin nga Kina, e atje maskat po i mbajnë vetë tani, sepse u duhen pasi kanë probleme të mëdha. Farmacitë këtu sidoqoftë janë të hapura, sepse kemi marrë udhëzime që të mos i mbyllim. Edhe ne sigurisht kemi frikë, thjesht urojmë që të mos prekemi nga virusi. Është e qartë se njerëzit duhet të reagojnë sa më shpejt sepse ashtu kanë më shumë shanse të kurohen. Nëse shkojnë në spital në një situatë të dëshpëruar, edhe për mjekët bëhet më e vështirë”, tregon Rosa Cavalli, farmaciste, përcjell albinfo.ch.
Dy vdekjet e shënuara nga virusi kanë bërë që frika e tij të pushtojë veriun e Italisë, ku mjaft qytete kanë mbyllur shkollat e dyqanet në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Italia u bë të premten vendi i parë në Evropë që raportoi rast vdekjeje nga Covid 19. Autoritetet shëndetësore atje thonë se ky virus është mjaft i fortë dhe shumë ngjitës, megjithatë, këmbëngulin se situata sot, nuk është ajo e një pandemie.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











