Kosova
Qytetarët e Kosovës, të indinjuar për mosliberalizimin e vizave
Edhe në ditën e Evropës, qytetarët e Kosovës pritën para ambasadave për të siguruar viza Schengen
Në kuadër të shumë festave zyrtare në Kosovë, 9 maji është festë e Ditës së Evropës. Por Kosova as sot nuk e ka liberalizimin e vizave e as sinjalin se do të jetë pjesë e BE-së. Megjithatë, kjo ditë shënohet në Kosovë.
9 maji, Dita e Evropës, paradoksalisht vazhdon të festohet në mbarë vendin, ku të gjitha institucionet shtetërore janë në pushim.
Por disa nga ambasadat e huaja vazhduan punën e tyre, duke u shërbyer qytetarëve kosovarë, të cilët po aplikonin për viza.
Qytetarët, që prisnin para ambasadave, hezituan të flasin, e të tjerët që sot e kishin pushim thanë se kjo festë është e pakuptimtë.
Salihe Salihu, drejtoreshë e Institutit shkencor kosovaro-danez, theksoi për RTK se Parlamenti Evropian në këtë aspekt, de fakto, ka hyrë në hak, ngase dihet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë kërkuar, të cilat, në krahasim me vendet e tjera, kanë qenë të dyfishuara.
Ndërsa këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Mehdi Murseli, lidhur me këtë çështje theksoi se kjo çështje është politizuar tej mase në vendet e BE-së, duke qenë peng i zgjedhjeve të shumta dhe problemet e brendshme të BE-së.
“Por ne besojmë që në përfundimin e zgjedhjeve në Gjermani dhe në Francë, hapet një dritare dhe një mundësi e re për një hap që, tashmë, është i vonuar për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt










