Maqedonia
Qytetarët do të vendosin për Marrëveshjen e emrit me Greqinë
Pas marrëveshjes me Bullgarinë është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me çka është mbyllur edhe çështja e fundit e cila qëndron në rrugën e Maqedonisë në aspiratat euroatlantike, është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog posmonitorues me Republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga bashkëraportuesit Liza Kristoferesn dhe Valeriu Gileçi.
“Qytetarët do ta japin fjalën e fundit në referendum lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, por pres vetëdije shoqërore dhe të gjithë të qëndrojmë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë edhe më aktivisht të ecim para”, theksoi Zaev, shkruajnë mediat vendase.
Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të jetë motiv më shumë në qasjen energjike reformuese të Qeverisë, e cila në këtë proces i përfshinë aktivisht të gjithë faktorët tjerë shoqëror dhe politikë, përcjell albinfo.ch.
Nga Kabineti i kryeministrit kumtuan se në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, respektimin e ligjeve, demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe për pjekurinë e dukur nga të gjitha subjektet politike në vend për sjelljen e vendimeve në interes të perspektiva të mëtejme dhe stabilitetit të Maqedonisë.
Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE japin mbështetje të proceseve eurointegruese të Maqedonisë dhe progresit të shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












