Shkurt.ch
Qitësit zviceranë: frikë nga “Sindromi Breivik”
Shoqatat zvicerane të qitësve kanë nën kontroll anëtarët që potencialisht mund të jenë të dhunshëm
Fakti se vrasësi nga Norvegjia, Anders Behring Breivik ka qenë anëtar i një shoqate qitësish, ku dhe ka mësuar qitjen me armë, ka aktualizuar nevojën për mbikëqyrje të shtuar të qitësve edhe në Zvicër.
Kështu, siç u tha dje në emisionin Tagesschau të televizionit publik zviceran, shoqatat zvicerane të qitësve u përmbahen në mënyrë rigoroze rregullave bazike për të pasur nën kontroll anëtarët që potencialisht mund të jenë të dhunshëm.
Sipas kryetares së federatës së sportit të qitjes, Dora Andres, në rast shkeljeje të rregullave të përmendura, shkelësit i sekuestrohet arma dhe bëhet denoncimi i tij në polici.
Po ashtu, siç u tha në emisionin e përmendur, edhe ushtria zvicerane është e njohur me problematikën e rrezikshmërisë së keqpërdorimit të armës. “Në rastet e dyshimit të bazuar, njoftohet menjëherë shërbimi informativ”, thonë për sf1 përfaqësuesit e armatës zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









