Kosova
Qeverinë e re e pret një mal çështjesh të hapura
Një nga çështjet të cilat përmenden në raport është edhe ajo e ligjeve dhe reformave të cilat janë kërkuar nga Bashkimi Evropian
Qeveria e re e Kosovës do të trashëgojë një listë të tërë çështjesh të pazgjidhura, thuhet në raportin e Grupit Ballkanik për Politika, ku pasqyrohen punët që i presin institucionet e reja, me theks të veçantë qeverinë.
Raporti shqyrton nevojat kryesore për reforma në fushën e Administratës Publike, përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), reformave të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), çështjen e dialogut me Serbinë, politikën e jashtme, sistemin e drejtësisë, edukimin, shëndetësinë, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, se qeveria e re, e cila me gjasë do të formohet mbi bazën e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të trashëgojë shumë çështje të pazgjidhura.
Një nga çështjet, të cilat përmenden në raport është edhe ajo e ligjeve dhe reformave të cilat janë kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Rashiti thotë se janë dy-tre instrumente të fuqishme të cilat përmes bashkëpunimit me BE-në dhe proceseve, siç është përmbushja e Agjendës për Reformave Evropiane (ERA) dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), mund të bëjnë ndryshime thelbësore në funksionimin e institucioneve të Kosovës drejt përmbushjes së agjendës evropiane.
“Qeveria e re duhet të vazhdojë me reforma, të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, paralelisht të lobojë te të gjitha vendet anëtare që më në fund të merret vendimi për liberalizim të vizave. Pra, ka ende shumë punë në raport me BE-në dhe reformat dhe do të bëhej një gabim trashanik nëse qeveria e ardhshme vendos të integrojë Ministrinë e Integrimit Evropian me atë të Politikës së Jashtme”, tha Rashiti.
Integrimi i ministrive, është një nga qëllimet e LVV-së dhe LDK-së që synojnë të pakësojnë numrin e ministrive.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











