Qeveria Zvicerane nuk e ka ndërmend të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës
Kështu i është përgjigjur Qeveria një postulati të deputetit të SVP-së, Jean-Pierre Graber, për ndryshimin e politikës së saj kosovare
Qeveria Zvicerane nuk ka ndërmend të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës dhe, raporti i Marty-t mbi “trafikun e organeve” nuk mund ta ndryshojë qasjen e Zvicrës lidhur me Kosovën. Kështu i është përgjigjur Qeveria Federale e Zvicrës një postulati të ngritur nga deputeti i SVP-së, nga Berna, Jean-Pierre Graber, i cili kërkon nga qeveria që ajo të ndryshojë politikën e saj kosovare.
Njëkohësisht me përgjigjen, qeveria i rekomandon parlamentit që të refuzojë këtë postulat.
Qeveria e konsideron të rëndësishme që Zvicra të vazhdojë angazhimin e saj në kornizat e deritashme, thuhet më tutje në përgjigjen ndaj postulatit. Zvicra udhëheq një politikë të balancuar dhe kultivon marrëdhënie shumë të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit, ka siguruar qeveria, në një letër që është publikuar nga portali radio Bazelit.
Graber në postulatin e tij ka shkruar se “Qeveria Zvicerane, në kontekstin e krimeve në Kosovë, duhet të synojë një politikë të tillë kosovare e cila do të merrte më shumë parasysh interesat e Serbisë dhe të minoritetit serb në Kosovë”. Më tutje Graber ka shkruar se “procesi që ka çuar një njohjen e kontestueshme të pavarësisë së Kosovës bazohet në një vlerësim të padrejtë dhe të njëanshëm”.
Nga ana tjetër ministrja e jashtme, njëherësh presidente e vendit, Micheline Calmy-Rey, që në dhjetorin e vitit të kaluar ka mbrojtur vendimin për njohje të pavarësisë së Kosovës. Sipas saj “qëllimi i këtij vendimi ka qenë stabilizimi i regjionit”.
Pavarësisht qëndrimit të palëkundur për njohjen e pavarësisë, Qeveria Federale e merr seriozisht raportin e deputetit Dick Marty mbi trafikun e organeve në Kosovë. Këtë qëndrim ajo e ka shprehur në përgjigje të një kërkese tjetër, të bërë nga komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Nacional.
Qeveria rithekson se ajo është për një hulumtim të rastit. Madje Ministria e Jashtme, që nga publikimi i raportit ka kërkuar nga shtetet e prekura që të hetojnë me përpikëri indikacionet që paraqiten.
Po kështu qeveria e sheh përgjegjës në këtë çështje edhe EULEX-in. Ajo i kërkon EULEX-it që të luajë një rol qendror në këtë problematikë, thuhet më tutje në përgjigjen e qeverisë dhënë mocionit të komisionit të përmendur parlamentar.
Me këtë rast Qeveria Federale nuk është kundër pranimit të mocionit, i cili e obligon atë që të angazhohet për hetimet lidhur me rastin, shkruan veç tjerash portali i Radios së Bazelit.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










