Maqedonia
Qeveria s’ka buxhet për shpronësimet në Hade
Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se po shkelen të drejtat e banorëve, prandaj ka kërkuar zgjidhje të shpejtë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriun ka thënë se ekzekutivi nuk ka buxhet për shpronësimin në fshatin Hade të Obiliqit. Sipas tij, rasti i Shipitullës ishte më ndryshe, pasi pati një intervenim urgjent, për shkak të krizës energjetike.
“Në vitin e kaluar kemi qenë para një kolapsi energjetik, ndërsa, projekti i ri për ‘Kosovën e Re’ parasheh që të kemi një minierë të re të thëngjillit për të siguruar thëngjill për 40 vjetët e ardhshëm. KEK-u ka angazhuar një kompani konsulente gjermane, ku do të vlerësojë kahun e hapjes veri – jug të minierës së re dhe tregon anët negative dhe pozitive”, ka thënë Lluka, duke shtuar se çfarë do opsioni që merret, shikohet impakti social dhe i mjedisit.
Ministri Lluka ka thënë se shpronësimi në Shipitullë parashihet të kushtojë rreth 27 milionë euro, ndërsa për shpronësimin në Hade, ai nuk pret të ndodhë e njëjta gjë dhe nuk duhet vepruar me atë praktikë. Mustafë Grainca, zëvendës -ministër i Financave, ka thënë se ata janë në pritje të zgjidhjes së këtij problemi, konform zgjidhjes do të veprohet.
Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se po shkelen të drejtat e banorëve, prandaj ka kërkuar zgjidhje të shpejtë. kurse, përfaqësuesi i fshatit Hade, Ragip Grajçevci, tha se banorët e këtij fshati ndihen të diskriminuar, për shkak se po vlerësojnë se institucionet po bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










