Kosova
Nis ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Mramor
“Jam i lumtur që qeveria e Çekisë mund ta ndihmojë Kosovën në një projekt të tillë. Një biznesmen çek ka thënë se kosovarët janë të besueshëm dhe bashkëpunojnë, kështu që ftoj edhe biznesmenët e tjerë të investojnë në Kosovë”, tha ambasadori Silhavy.
Është përuruar impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Ky investim në vlerë prej 700 mijë eurosh është kryer me financim të Republikës çeke. Në inaugurimin e impiantit, ambasadori çek në Kosovë, Ivo Silhavy, tha se është i lumtur që vendi i tij po ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
“Jam i lumtur që qeveria e Çekisë mund ta ndihmojë Kosovën në një projekt të tillë. Një biznesmen çek ka thënë se kosovarët janë të besueshëm dhe bashkëpunojnë, kështu që ftoj edhe biznesmenët e tjerë të investojnë në Kosovë”, tha ambasadori Silhavy.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, deklaroi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, pasi aktualisht në Kosovë trajtohen vetëm 2 për qind e ujërave të zeza.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














