Jeta në Zvicër
Qeveria shpall konceptin për jetësimin e Iniciativës kundër migrimit masiv
Koncepti parasheh që, duke filluar nga viti 2017 të fillojë aplikimi i kontingjenteve të të huajve. Numrin e atyre që do të bëjnë pjesë në kontingjente do ta përcaktojë për çdo vit Qeveria Federale
Këshilli Federal i Zvicrës në një konferencë er medie që ministrja e drejtësisë Simmonetta Sommaruga ka mbajtur të shtunënn në Bernë ka bërë të ditur lidhur me jetësimin e iniciativës kundër migrimit masiv, të votuar më 9 shkurt në referendum.
Që nga votimi i përmendur, mënyra e jetësimit të iniciativës ka qenë në vazhdimësi objekt mospajtimesh nga autorët e saj (SVP/UDC), të cilët kërkojnë jetësim “pikë për pikë” dhe qeverisë, e cila është për një zbatim më “kreativ” që nuk do të rrezikonte raportet me BE-në.
Ajo që ka kumtuar Sommaruga është një rrugë e mesme në raport me të dyjat.
Sipas konceptit për jetësimin e iniciativës parashihet që, duke filluar nga viti 2017 të fillojë aplikimi i kontingjenteve të të huajve. Numrin e atyre që do të bëjnë pjesë në këto kontingjente do ta përcaktojë për çdo vit Qeveria Federale. Por, qeveria për ta bërë këtë, do të këshillohet nga një trup i përbërë nga kantonet, punëdhenësit, përfaqësuesit e punëmarrësve. Pa iu nënshtruar kontingjenteve në Zvicër do të mund të lejohen vetëm të huajt që nuk qëndrojnë më gjatë se katër muaj.
Mungesën e fuqisë së huaj punëtore, Qeveria synon ta kompensojë duke shfrytëzuar në mënyrë më racionale fuqinë ekzistuese punëtore në vend, dhe në radhë të parë gratë. Potenciali më i madh në këtë drejtim, siç ka theksuar Sommaruga, shihet te gratë e papuna dhe te refugjatët me status të pranuar. Pasi të bëhen përmirësime në raportin punë-familje sa u përket grave, sipas saj ato do të mund t`i shërbejnë ekonomisë së vendit më shumë se sot.
Sommaruga në konferencën e përmendur për shtyp ka përkujtuar se iniciativa e votuar më 2 shkurt, e cila tashmë është bërë pjesë e kushtetutës së vendit , nuk është në përputhje me marrëveshjen për lëvizjen e lirë që Zvicra ka me BE-në. Deri në vjeshtë pritet që lidhur me këtë çështje Zvicra të fillojë bisedimet përkatëse me BE-në.
Ndërkohë, SVP shprehet vetëm pjesërisht e kënaqur me konceptin e Këshillit Federal për jetësimin e “Iniciativës…”. Ajo kërkon që krahas kontingjenteve për fuqinë punëtore të bëhet kufizim edhe në bashkimin familjar te të huajt dhe në qasjen e tyre sa u përket ndihmave sociale.
Ndërkohë SP/PS dhe tëgjelbrit e shohin e sy kritikë konceptin e përmendur dhe thonë se ai është diskriminues ndaj të huajve.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











