Lajme
Konkurs për Master Planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Nën kryesimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e pestë e Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Qeveria njofton se në këtë mbledhje, që zgjati tri orë, u prezantua dhe u diskutuan rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks, përgatitur nga komisioni i ekspertëve të formuar në fillim të këtij viti.
Ky hulumtim thuhet se paraqet hapin e parë drejt fazës së ardhshme e që është shpallja e konkursit për hartimin e Master Planit për këtë kompleks.
“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në kompleks dhe përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari.
“Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do të vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore, dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojmë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte, të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më”, u shpreh më tej kreu i ekzekutivit.
Ai shtoi se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një nga proceset më delikate të Republikës së Kosovës, dhe “për atë jemi siguruar të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-disiplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive”.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor