Shkurt.ch
Qeveria, edhe 207 milionë franga për azilin
Shpenzimet që lidhen me azilin në Zvicër gjatë këtij viti po rezultojnë më të larta se sa është pritur. Për këtë arsye Këshilli Federal ka kërkuar nga parlamenti një kredi plotësuese prej rreth 207 milionë frangash. Parlamenti e ka miratuar me shumicë bindëse këtë shtesë në buxhet.
Por ajo për çfarë janë ngritur dilema në dy dhomat e parlamentit ka qenë numri i azilkërkuesve në vend. Siç dihet, në bugjetin e vitit 2015 pjesa për azilin ishte llogaritur duke u nisur nga parashikimi se në Zvicër gjatë këtij viti do të vinin rreth 22 mijë azilkërkues. Por ndërkohë Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka dalë me shifrën dukshëm më të lartë ose mbi 30 mijë azilkërkues.
Kjo ka shkaktuar nevojën për shtimin e mjeteve me destinim azilin, si për ndihmat sociale dedikuar vetë azilkërkuesve ashtu dhe për procedurat e azilit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













