Kosova
Qeveria e Kosovës kufizon fitimet e naftëtarëve, vendos tavanin e fitimit
Sipas Qeverisë ky vendim vjen pasi ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore
Rritjeve enorme të çmimit global të naftës, Qeveria e Kosovës i është përgjigjur me një vendim përmes së cilit parasheh marzhën e fitimit të maftëtarëve, një përpjekje kjo për të parandaluar abuzimet me çmimet e naftës dhe derivative të saj.
Përmes një udhëzimi administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, parashihet rregullimi i çmimeve dhe masave të tjera mbrojtëse për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën si dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për qëllime të tjera të interesit shtetëror, raporton Albinfo.ch.
Në udhëzimin e miratuar nga Qeveria, thuhet se do të vendoset rregullimi i çmimeve, duke caktuar maksimumin e marzhës tregtare, dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.
Sipas ministers së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes së konsumatorit dhe për të rregulluar konkurrencën.
“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, tha Hajdari duke shtuar se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore. Për këtë ka thënë se do të caktohet menjëherë çmimi maksimal i lejuar.
Aktualisht një litër naftë në Kosovë shitet për rreth 1.9 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









