Kosova
Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur letrën e ligjvënësve të vendeve të Evropës
Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur letrën që ligjvënësit e vendeve të Evropës ua kanë nisur SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, e ku kanë kërkuar qasje më të ekuilibër dhe proporcionale në marrëdhëniet me Kosovën e Serbinë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se e mirëpresin letrën dhe i falënderojnë politikanët ndërkombëtarë për interesimin e tyre për Kosovën.
“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tone”, tha Kryeziu për Telegrafin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










