Bota
Qeveria e Italisë miraton ligj më të ashpër kundër migrantëve
Qeveria e Italisë miratoi një dekret, që e bën më të lehtë dëbimin e migrantëve.
Migrantët do të mund të dëbohen nëse gjenden fajtorë për krime serioze, të tilla si përdhunimi dhe sulmi.
Më herët, kjo ka qenë e mundur vetëm në fund të një procesi të gjatë të apelit.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, tha se masa e re është “një hap përpara drejt të bërit të Italisë vend më të sigurt”.
Dekreti duhet të miratohet edhe nga ligjvënësit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ai po ashtu parasheh që azilkërkuesve të akuzuar për trafik droge, t’iu refuzohen kërkesat, tha Salvini.
Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












