Koronavirusi: çast pas çasti
Qeveria britanike u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet në vend
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rekomanduar qytetarëve që këtë verë pushimet t’i kalojnë brenda vendit, dhe të mos udhëtojnë në zona turistike në vende të tjera.
“Ky vend është i bekuar në mënyrë unike, me vende fantastike për pushime”, tha ai, njofton REL, përcjell albinfo.ch.
Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.
Javën e kaluar, qeveria hoqi kufizimet, që do të thotë se njerëzit që hyjnë në Angli, nga vende të caktuara, nuk do të kenë më nevojë për karantinë.
Kryeministri Johnson tha se ai mendon se maskat e fytyrës “kanë një vlerë të madhe në hapësira të kufizuara” dhe se qeveria do të shqyrtojë “masat e zbatimit” brenda ditëve të ardhshme.
Në Mbretërinë e Bashkuara ka pasur thirrje në vazhdimësi që mbajtja e maskave të bëhet obligative.
Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në këtë vend janë infektuar gjithsej 291,155 njerëz, ndërsa 44,904 kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











