Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk kaloi

Mësohet se Qeveria aktuale në shtetin e Maqedonisë së Veriut mbetet në pushtet, përcjell albinfo.ch.
Në mesnatë, në Kuvend nuk kaloi nisma nga ana e opozitës për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë. Seancën e mbylli kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, me arsyetimin se për shkak se nuk ka kuorum, nuk është hapur rendi i ditës dhe se nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.
“Për shkak se rendi i ditës nuk është hapur, nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit të Qeverisë. Konstatojmë se ndaj Qeverisë nuk është votuar mosbesim dhe në bazë të kësaj, Qeveria vazhdon përbërjen e plotë dhe detyrat që ka. Mbledhja për votëbesimin e Qeverisë ka përfunduar, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke e mbyllur mbledhjen.
Ndryshe, më herët deputetë e kishin lëshuar Kuvendin, pasi që deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nuk u paraqit në Kuvend. Ai nëpërmjet Facebook-ut sqaroi pse ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancën.
“Duke pasur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjikë, SHBA dhe shtetet e BE-së, që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatikë, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa të mos marr pjesë në seancën parlamentare, ku duhej të merrej vendim, me të cilin do vihej në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror”, shkroi mes tjerash Rexhepi.
Qeveria aktuale mbetet, ndërsa për seancë të ardhshme, ku duhet të shqyrtohet mosbesimi i Qeverisë, duhet të kalojnë 90 ditë.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri