Kosova
Qentë endacakë, ende problem në Kosovë
Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Jo të rralla kanë qenë rastet, kur edhe fëmijët janë sulmuar nga këto kafshë. Organizatat joqeveritare si zgjidhje të këtij problemi shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.
Edhe këtë vit numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK nuk ishte i vogël.
Lindita Ajazaj – Berisha, u.d. e drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK, ka thënë se deri në fund të muajit tetor kanë qenë afro 350 raste të sulmeve nga qentë, kryesisht atyre endacakë.
“Në Klinikën Infektive deri më 31.10.2019 janë trajtuar në mënyrë ambulantore 348 raste me diagnozën Vulnus morsum cani (kafshime nga qeni, zakonisht endacak, e në raste të rralla edhe qeni i shtëpisë), ndërsa ka qenë vetëm një rast i spitalizuar, i cili pas trajtimit është lëshuar në shtëpi”.
Infektologia, ndërkaq ka shtuar se për momentin nuk e kanë asnjë rast të spitalizuar në Klinikën Infektive.
Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qen endacakë. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonin dimëror.
E-Diaspora
-
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics Libri i autores Vjosa Musliu promovohet në London School of Economics... -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









