Integrimi
Qëndresa Sadriu zgjidhet kryetare e Asamblesë në Opfikon- Glattbrugg dhe Glattpark
24 vjeçarja, Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e parlamentit për komunat Opfikon- Glattbrugg dhe Glattpark. Për marrjen e detyrës së re të Qëndresës kanë shkruar edhe familjarët e saj në rrjetin social në “Facebook”.
Këtë post ajo e ka si pjesëtare e Asamblesë Komunale nga Partia Socialdemokrate (SP).
Qëndresa Sadriu, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa tash fillon studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih.
Në shtator të këtij viti, Qëndresa fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.
Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe. Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës dhe, ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë.
Ajo është shqiptarja e parë në Zvicër që deri tash ka arritur të ketë postin e kryetares së asamblesë së një komune.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












