Shkurt.ch
Qendra zvicerane islame u dedikohet të gjithëve
Në Universitetin e Freiburgut është hedhur ideja për të hapur një qendër zvicerane për studime islame. Bëhet fjalë për një qendër për të edukuar njerëzit që janë në kontakt me Islamin, imamët, por edhe punonjës socialë apo infermierë. Disa nga politikanët kundërshtojnë hapjen e kësaj qendre
Për të promovuar integrimin e qytetarëve myslimanë është më mirë që të fillohet me klerikët. Integrimi i besimtarëve mund të ketë sukses më të mirë, ky është një opinion i përhapur.
Në bazë të kësaj ideje, Universiteti i Freiburg po planifikon të hapë një qendër për fenë dhe shoqërinë islame.
Të enjten kanë diskutuar në një konferencë ekspertët për detajet e këtij projekti, i cili është koordinuar nga Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI). Për Universitetin e Freiburgut ngritja e një qendre të tillë është një mundësi e madhe për të reflektuar në traditën e tyre të trajnimit teologjik, në një mënyrë moderne. Megjithatë, politikanët kantonalë kanë kundërshtuar projektin duke argumentuar edhe nga politika fiskale.
Dhoma e Kantoneve ka për qëllim të sigurojë të gjithë ata që janë përgjegjës në Universitetin e Freiburgut që të heqin dorë nga projekti i planifikuar.
“Universiteti i Freiburgut karakterizohet të jetë katolik”, shpjegon André Schönenweid nga CVP për gazetën regjionale të Bernës, Fribourgut dhe Valaisit. Nuk ka nevojë për trajnim të imamëve. “Ne nuk e duam këtë në Freiburg”, tha kryetari i SVP-së në këtë kanton, Roland Mesot.
“Papritmas duhet aplikuar ritualet e Kur’anit”, thotë ai, duke theksuar se Freiburgu ka nevojë për kursime dhe jo për shpenzime shtesë në hapjen e kësaj qendre.
Rektori i Universitetit të Freiburgut, Guido Vergauwen, është vënë në mbrojtje të projektit të kontestuar për Qendrën islame të Zvicrës që është sulmuar nga qarqe politike. Ai në integrimin akademik të religjionit sheh mbrojtjen më të mirë nga fundamentalizmi.
Guido Vergauwen, rektor i Universitetit të Freiburgut, shpreson se Dhoma e Kantoneve dhe Këshilli i Shtetit nuk do të ndjekë dëshirën e të gjithëve. Freiburgu do të humbasë një shans për të gjetur teologun katolik. “Freiburgu mund të kontribuojë në paqen mes feve”, thotë Vergauwen.
Qendra nuk do t’u dedikohet vetëm imamëve dhe po ashtu nuk do të fliste vetëm për Islamin. Publiku, të cilit i drejtohet qendra e planifikuar, nuk përbëhet vetëm nga imamët, ka sqaruar rektori. Përkundrazi, studimet këtu do të jenë të hapura si për meshkuj, ashtu dhe për femra dhe ato mund t`i ndjekin po ashtu edhe punëtorët socialë, arsimtarët dhe klerikët që punojnë në spitale.
Më shumë se 300.000 myslimanë jetojnë në Zvicër, prandaj për Guido Vergauwen justifikohet hapja e një qendre të këtillë.
Guido Vergauwen në integrimin akademik të religjionit sheh mbrojtjen më të mirë nga fundamentalizmi, si islamik, po ashtu edhe atë katolik.
Predikuesit e urrejtjes fetare nuk mund të integrohen në botën akademike, ka thënë ai në një intervistë të botuar në gazetën “La Liberté”. Kjo, sipas tij, vlen edhe për fundamentalistët katolikë, të cilët po ashtu nuk i qasen universitetit.
Ditë më parë disa nga politikanët e djathtë i kishin bërë një kërkesë Qeverisë së Kantonit të Friburgut që të bëjë presion në Universitetin e Friburgut për të hequr dorë nga kjo qendër.
Por rektori Vergauwen ka thënë se universiteti dëshiron të promovojë traditën që u përgjigjet sfidave të sotme të shoqërisë. Dialogu ndërfetar dhe ekuimenizmi bëjnë pjesë në këtë trend.
Janë planifikuar tri shkallë arsimimi: një certifikatë, një diplomë dhe një master. Krahas njohurive për Kur’anin, në këtë qendër do të ligjërohen edhe mësime interdisiplinare nga drejtësia, pedagogjia, sociologjia ose integrimi.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










